Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsëorth janë ndarë 7 muaj pas martesës. Këngëtarja njoftoi të shtunën se ata janë ndarë për tu fokusuar tek vetja dhe karriera.
Por duket se nuk është kaq e gjitha. Të premten, 26-vjeçarja u fotografua duke u puthur me ish-gruan e Brody Jenner, Kaitlynn Carter në Liqenin e Komos. Në fotografitë e siguruara nga Daily Mail, shihet se vajzat po kalojnë mirë me njëra-tjetrën dhe nuk mungojnë puthjet pasionante.