Humbjet me Barcellona e Juventus kanë lënë shenjë tek Inter e tani Antonio Conte kërkon garanci për zgjerimin e organikës: linjat e dyta duhet të arrijnë nivelin e titullarëve, përndryshe në janar do të jetë e nevojshme të kthehet në merkato. E nga Gjermania mund të mbërrijë profili i duhur për zikaltrit, për rolin, karakterin dhe eksperiencën në nivel ndërkombëtar: Thomas Muller.
Ashtu si shpjegon Bild, sulmuesi gjerman ka përfunduar poshtë në hierarkitë e Niko Kovac e ka kërkuar shitjen e tij nga Bayern Munchen, që në merkaton e janarit. Në të kaluarën, sulmuesi është kërkuar nga Manchester United e Arsenal: Premier League mbetet opsioni më i mundshëm në rast lamtumire nga Gjermania, por e përditshmja gjermane kujton se edhe Inter ka bërë më parë një sondazh për 30 vjecarin.
Në pesë ndeshjet e fundit, mes Bundesliga e Champions League, Muller ka luajtur vetëm 66 minuta, i mbyllur nga Coutinho e Leëandoëski përvec shpërthimit të Gnabry: “Nuk jam i kënaqur – ka pranuar sulmuesi gjerman për mikrofonët e Kicker – Jam vetëm 30 vjec, i etur për fitore. Jam i bindur se mund ta ndihmoj skuadrën në fushë. Trendi i pesë ndeshjeve të fundit nuk më bën të lumtur. Nëse trajneri më sheh si rezervë, unë jam shumë ambicjoz për këtë rol”.