• |
ide | kryesore

Një kampion bote 17 vjeçar për të zëvendësuar Higuain: Juventus ka në dorë sulmuesin e të ardhmes

Sport



Në kohët e vështira të Covid 19 edhe merkato komplikohet. Juventus megjithatë po mendon për sezonin e ardhshëm, kur me shumë mundësi Higuain nuk do të udhëheqë më sulmin bardhezi. Emri më premtues është ai i Kaio Jorge, i Santos. Tepër i ri, lindur në 24 janar 2002, sulmuesi ka impresionuar të gjithë gjatë kampionatit botëror Under 17 kur fitoi titullin me Brazilin.

Mes të rinjve të ndjekur nga Paratici e stafi i tij, sulmuesi brazilian është ai që ka befasuar më shumë vëzhguesit bardhezinj. Kapaciteti për të luajtur me shpinë nga porta, duke lejuar inserimet e shokëve që vijnë nga prapa është një nga aspektet që kanë rënë më shumë në sy e që e kanë vënë nën vëzhgimin e klubeve më të mirë europianë.

Mbetet të kuptohet formula për të mbërritur tek lojtari. Fillimisht duhet bindur Santos të ulë shifran e zgjidhjes së kontratës rreth 75 milionë euro. Shoqëria pauliste nuk ka ndërmend të zbresë nën 30 milionë, ndërsa Juve nuk shkon mbi 15. Diferencë e ndjeshme, por nga aty do kuptohet sa është mundësia që e ardhmja e Kaio Jorge të vishet bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *