Douglas Costa nuk është më një i paprekshëm tek Juventus dhe ardhja e Alvaro Morata, duke llogaritur edhe rikthimin e Paolo Dybala pas dëmtimit, do ti limitojë krejtësisht hapësirat për brazilianin. Anësori e ka kuptuar dhe i ka kërkuar stafit të tij të mendojë për një klub të ri e për të thënë të vërtetën të interesuarit për 28 vjecarin nuk mungojnë.
Jorge Mendes, menaxheri i Douglas Costa, është duke punuar në këto orë për të gjetur një sistemim të ri për të asistuarin e tij, që është në dalje nga Juventus. Për momentin dy klubet më të interesuar për të siguruar përfaqësimet e brazilianit janë Manchester United e Wolverhampton. Bardhezinjtë shpresojnë të arkëtojnë nga operacioni një shifër të përafërt me 40 milionë euro, praktikisht aq sa shpenzuar për ta marrë nga Bayern Mynih tre vjet më parë.