Bota e futbollit ka marrë frymë lehtësisht. Operacioni në tru, ndaj të cilit u nënshtrua Diego Maradona për të hequr një mpiksje gjaku “ishte një sukses”. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Pibe de Oro, Sebastian Sanchi, që ka shtuar gjithashtu: “Gjithcka ka shkuar si parashikohej, Diego është mirë e po pushon në dhomën e tij”. Operacioni, i kryer në Klinikën Olivos të Buenos Aires, zgjati rreth 80 minuta, si ka shpjeguar doktor Leonardo Luque, mjeku personal i Maradonës: “Arritëm të heqim mpiksjen e gjakut. Diego e përballoi mirë operacionin. Është nën kontroll, do të mbetet nën vëzhgim”.
EL MÉDICO CONFIRMA QUE DIEGO SALIÓ BIEN DE LA OPERACIÓN
Leopoldo Luque: "Se pudo evacuar este hematoma subdural crónico de manera exitosa. Diego toleró muy bien la cirugía. Está despierto. Está todo muy bien", afirmó.#FuerzaDiego pic.twitter.com/bYrTI57TuT— TyC Sports (@TyCSports) November 4, 2020
FAMILJA KUNDËR OPERACIONIT
Sipas të përditshmes kryesore argjentinase, Clarín, familja “kishte vënë në dyshim vendimin për ta operuar, që u mor nga orë më parë nga mjeku; e është munduar të vonojë ndërhyrjen, por pastaj vetë Maradona ka vendosur të operohet”. Sipas asaj që bën të ditur ‘Olé’, Maradona, që fillimisht ishte shtruar për një formë anemie, në ditët e para do të qendrojë në terapi intensive. Duhet të qendrojë në spital për të paktën një javë e rikuperimi mund të zgjasë rreth një muaj.