Ndonjëherë humbjet mund të jenë edhe të përligjura, sidomos kur skuadra që tregohet superiore në ndeshje në fund fiton krejt turneun. Federata Zvicerane e Futbollit ka uruar Italinë në Tëitter me një mesazh ironik: “Kush na mund 3-0 meriton të bëhet Kampion Europe… Urime për një turne të shkëlqyeshëm, Azzurri! Festime të mbara, komplimenta përsëri dhe shihemi në shtator”.
Grazie! Looking forward to September's meeting ?#Azzurri ??? #EURO2020 #VivoAzzurro https://t.co/FQIrzN5WIl
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@azzurri) July 12, 2021
Skuadra e Petkovic në fakt e nisi me një barazim 1-1 kundër Uellsit Grupin A, ku bënte pjesë edhe Italia skuadra e vetme që arriti të mposhte me lojë zviceranët. Në Grup Shaqiri e të tjerët e mbyllën me fitoren 3-1 kundër Turqisë, ndërsa goditjen e madhe e bënë në raundin e 1/8 kundër kampionëve të botës Francës. Kundër skuadrës së Deschamps helvetët barazuan 3-3 në 1/8 dhe kaluan raundin me penallti, duke i shkuar përballë në cerekfinale Spanjës. 1-1 kundër të besuarve të Luis Enrique, të cilët më pas u imponuan me penallti.