Vijon zjarri në Himarë. Në orët e mbrëmjes flakët janë përhapur dhe siç shihen në video janë disa vatra.
I gjithë mali mbi Himarë duket në tym, teksa flakët janë në disa zona. Gjatë natës, Himara u përfshi nga zjarret masive, duke rrezikuar edhe banesat, tashmë situata paraqitet më e qetë dhe normale.
Rreth 30 forca zjarrfikëse kanë punuar në mënyrë intensive gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, të cilat kanë qenë pranë disa objekteve. Në orët e para të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll, por gjatë pasdites flakët kanë marrë sërish hov.
te kapi dhe banesat se mbase ndergjegjesohen