Policia e Elbasanit në bashkëpunimit me atë të Rinasit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim. Mësohet se është prangosur Denis Meçja, 30 vjeç.
“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda”, njofton policia.
I riu, sipas policisë, rezulton të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.