Më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizojnë referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Votimi për shkarkimin e Bashës do të nisë nesër nga ora 08.00 e mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 17.00. Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me qëllim organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit. Kryetare e këtij Komisioni është caktuar Albana Vokshi dhe anëtarë janë Ervin Minarolli, Eno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja. Ky Komision ka përgjegjësi të organizojë, mbikqyrë dhe të drejtojë procesin e referendumit deri në nxjerrjen dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.
Mësohet se në degën Krujë, me 700 anëtarë, do të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, në Fushë-Krujë dhe votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore, ku është dhe zyra e partisë. Në Kruje e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira dhe materialet kanë shkuar në të dyja degët e PD. Në bashkinë e Korçës ka vetëm një qendër votimi, që do të jetë tek ish-kinema Millemium. Po ashtu edhe në Pogradec do të votohet te kinemaja e qytetit.
Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi. Një qendër votimi do të jetë në Pallatin e Sportit, në Lazarat do të jetë në një lokal në qendër të fshatit, në Libohovë në një lokal në qendër të qytetit dhe në Urën e Kardhiqit do të votohet te ish-zyra elektorale e PD.
Në fletën e votimit për këtë Referendum që, sipas Berishës do të rikthejë shpresën dhe lirinë, ngrihet një pyetje: “A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kryetarit të PDSH Lulzim Basha?
Po, (dakord me shkarkimin)
Jo (kundër shkarkimit)
Në po të njëjtën ditë, pra në 18 dhjetor, në orën 11.00 do të nisë edhe Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga PD.
Po Elbasani qe s’ka akoma kinema????
Ridhjerja e la qytetin pa kinema(ishte kinema Millenium, por u prish per nje pallat 14-katesh fiks ne 2013-en)
Ku di te votoje??
Nga afera e “Rrugës së Kombit”, pakti i detit me Greqinë e deri tek protesta e 21 janarit: Tri të vërtetat e parrëfyera Berisha-Basha
do e shkarkojn nga lokalet. me then te drejten basha eshte byth pambuk po kjo levizje per nga menyra si u be, le dyshime te forta qe nuk e ka dash vet Berisha legjitimitetin e saj. mund ta nzirrte bllof Bashen e te shkonte me mbeshtetesit e vet ne kuvendin e thirrur nga vet Basha. duhej ber nje kuvend i vetem e te mateshin realisht forcat. po duket sikur as Berisha nuk e ka dash ket gje. kushedi ku fle lepuri.
Pastaj mos harroni se ka dhe nje variabel tjeter ekuacioni. te dy si Basha si Berisha din shum po shum fare per njeri-tjetrin dhe xjerrin nanji gjo te vogel sa per santazh, se po folen tamam asnjeri nuk del pa lagur.
Shqipëria po le nam
Në gjithë botën anë e mbanë
Do të bëjmë referendum
me thirrjen dum-baba-dum
Do të heqim plakun Basha
e do vemë djaloshin Berisha
Vetë firmosim e vetë vulosim
pa kontroll ne vendosim
Hoqëm dorë nga Amerika
e do shkojmë në Viçidol
Nuk na duhet as Europa
mund të shkojmë në Stamboll
Aleat kemi Imamin
gjeneralin liberator.
Kemi presidentin Meta
që i di mirë punët e veta.
Do të bëjmë revolucion
na mbështet Topi kanaleve
Edhe Rama na pranon
se e shpëtojmë prej halleve
sharlatani kriminel Berisha arrestohet ne pak dite