Kina vazhdon të raportojë një numër të ulët për vdekjet për shkak të Covid-19. Kjo ka krijuar një shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shefja e sektorit teknik të Organizatës për COVID-19 Marija van Kerkhove tha se pavarësisht numrit të ulët të viktimave, Kina ndan shumë informacion për epideminë. Megjithatë OBSH ka dyshime mbi numrin e viktimave.
“Na mungojnë disa informacione shumë të rëndësishme. Ne po punojmë me Kinën për të plotësuar ato boshllëqe,”- shtoi Kerkhove.
Më 8 janar, Kina rihapi kufijtë dhe hoqi karantinën për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tre vjet, por vendi po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit.