Mbërrin larja e hesapeve në lidhje me kualifikimin në Euro 2024. Gjeorgjia rrëmben kualifikimin duke mposhtur Greqinë me penallti pas një barazimi 0-0 në kohën e rregullt. Helenët iu afruan goditjes në kohën shtesë me traversën e Mavropanos, por më pas u shembën 4-2 në llotarinë finale me gabimet e Bakasetas dhe Giakoumakis. Kvaratskhelia doli jashtë në minutën e 108′ për shkak të një dëmtimi në ijë.
GJEORGJI-GREQI 0-0 (4-2 p.p.)
Gjeorgjia fluturon drejt Gjermanisë, duke eliminuar Greqinë me penallti dhe duke u kualifikuar në Euro2024. Një sfidë shumë e zjarrtë me intensitet nga të dyja palët. Te vendasit, Kakabadze është ndër më të rrezikshmit në të djathtë, me disa inkursione interesante, të cilat megjithatë nuk zgjidhën ndeshjen. Në minutën e 45′ erdhi shansi i parë i ndeshjes: një goditje dënimi tinëzare nga Chakvetadze, e devijuar në kënd nga Vlachodimos. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shumë nervozizëm (një anëtar i pankinës u përjashtua nga secila anë), por gjithsesi asnjë gol për dy skuadrat.
Të besuarit e Poyet e nisën më mirë pjesën e dytë, duke shtyrë veçanërisht në krahë me Tsimikas dhe Masouras. Më pas skuadra e Sagnol tentoi të përfitojë nga kundërsulmet, por ndeshja mbeti e bllokuar. Në fund ishte Kvaratskhelia që provoi pa mundur të evitojë kohët shtesë.
Georgia beats Greece in penalty shoot out to reach Euros.
This will be their 1st ever Euros or World Cup. pic.twitter.com/RwZURsHU17
— Total Football (@TotalFootbol) March 26, 2024
Në pjesën e parë shtesë, në minutën e 100′ grekët flirtuan me golin me goditjen me kokë të Mavropanos që goditi traversën, por pak minuta më vonë u shpëtuan nga Vlachodimos, që ndali Mikautadze. Në bilbilin e fundit, pas njëqind e njëzet minutash, dy skuadrat e zgjidhën me penallti. Përcaktues ishin gabimet e Bakasetas dhe Giakoumakis, ku Mamardashvili neutralizoi të parën nga dy penalltitë dhe e dërgoi Gjeorgjinë direkt në Euro2024. Kvara dhe shokët e tij i bashkohen Portugalisë, Turqisë dhe Republikës Çeke në grupin F, ndërsa Greqia është eliminuar.