• |
ide | kryesore

FOTO/ Meta uron festën e RD-së me një sfond të veçantë

Pikante



Kohët e fundit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bën urimet nëpërmjet Facebook. E përdorte më rrallë këtë platformë online gjatë kohës që drejtonte LSI-në. Në faqen e kreut të shtetit gjen foto pikante, nga ato të ngjitjes në mal, mbledhjes së shegëve apo lojës me macen.

Mbrëmjen e së premtes, Presidenti i vendit gjeti kohë nga darka në Korçë për të uruar përvjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”. Për të uruar gazetën e parë opozitare, Meta ishte rrethuar nga 2 gazetarë opozitarë. (Kjo ishte e vetmja lidhje që gjetëm mes tyre dhe RD-së).

“Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë, bashkë me dy gazetarët e njohur Çim Peka dhe Fahri Balliu” – shkruan Meta në Facebook. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *