• |
ide | kryesore

Ministrja Kumbaro: Teatri i ri Kombëtar nuk do të ketë kullë

Lajme, Të fundit

Për herë të parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pranoi publikisht se projekti i ri i Teatrit Kombëtar që do të ndërtohet në të njëjtin vend nuk parashikon edhe ndërtimin e një kulle shumëkatëshe.

Në përballjen me një grup artistësh në emisionin “Top Show” në TCH ajo tha se në atë vend ku ndodhet sot godina e Teatrit Kombëtar është menduar të ketë një godinë të re. E pyetur nga regjisori Altin Basha me këmbëngulje nëse godina e Teatrit Kombëtar do të shoqërohet me një kullë, ajo e mohoi.

Kumbaro tha se trupa e Teatrit Kombëtar do të vazhdojë të qëndrojë aty ndërsa salla e re “Turbina” do të jetë në funksion të teatrit. ©LAPSI.al  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu