• |
ide | kryesore

Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin në emision nëse do ishte e nevojshme

Lajme, Të fundit

“Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, është shprehur Rudina Xhunga pas monologut të Mustafa Nanos lidhur me veshjet e përdorura nga dy moderatore shqiptare të emisioneve sportive.

Në puntatën e kaluar të “Provokacija”, Mustafa Nano mbajti monologun, ku në thelb flitej për etikën e veshjes e përdorur nga dy moderatore në Shqipëri.

Por, ky monolog u kundërshtua nga shumë njerëz, ndër to edhe Rudina Xhunga.

Ajo u shpreh në “Provokacija” se nëse do të ishte e nevojshme do ta tregonte gjoksin, por nuk i është dashur pasi emisioni i saj ka qenë politik.

”Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet. Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se janë pikërisht këto vajza që bëjnë të shikohen emisionet sportive dhe se i duartroket të gjitha për atë që bëjnë.

“Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madrit e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre. Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive. Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera,” u shpreh Xhunga.

4 Comments

  1. Kete gjete te thuash per vemendje moj..? Po dhe une keshtu them. Me mire ato me cica jashte se sa nje plake si ty ne ekran qe as mend as bukuri nuk kishe. Shko o rudine ha pershesh dhe ndonje kocke qe te jep Lali Eri njehere ne ca kohe. Leri lajmet me cica jashte se nuk te sjellin pune

  2. Nuk ka asnjë të drejtë morale që të flasë për moral një gazetar si Muç Nano, që paraqitet në publik si “një femër e përdalë” siç do ta cillësonin bashkëfashatarët e tij skraparllij. Ama edhe ky “argumenti” i Rudinës se “po të kisha nevojë” do të dilja edhe unë e zhveshur në publik, më së paku të themi, nuk ka pikë llogjike.
    E përse do të kishte “nevojë” një femër që të dilte me gjoksin zbuluar në publik veçse si një reklamë seksi ?
    Është e vertetë se fatkeqësisht sot, është përhapur fenomeni i “protestave” të nudistëve.
    Por kjo lloj “proteste” në vënd që të bëjë efektin e luftës për barazinë gjinore e për keqtrajtimin e femrave e dhunës ndaj tyre, bën efektin e kundërt. Më këtë lloj provokimi seksual, disa femra pranojnë se qenkan objekt seksi e jo qënie të barabarta me meshkujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu