• |
ide | kryesore

ZYRTARE/ Shqipëria largon dy diplomatë rusë, Karpushin thirret në Ministrinë e Jashtme

Lajme, Të fundit



Shqipëria largoi dy diplomatë rusë. Ambasadori Karpushin është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu komunikua vendimi për largimin e këtyre dy personave. Në njoftimin e ministrisë thuhet se “veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE PER EVROPëN DHE PUNëT E JASHTME

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksandër Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *