• |
ide | kryesore

Rudina Dembacaj përballet me Agron Llakaj pas konfliktit mes tyre

Arkiva

Largimi i aktores së humorit, Rudina Dembacaj nga emisioni ‘Al Pazar’ mendohet se u bë shkak për një konflikt mes saj drejtuesit të programit, Agron Llakaj. Ajo ka shprehur shpesh hatërmbetjen e saj me aktorin e njohur, gjithashtu është shprehur se nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e saj.

Këtë herë aktorët nuk do t’i shmangen dot përballjes publike me njeri-tjetrin. Siç e kemi parë, Rudina është krah Alketa Vejsiut në spektaklin ‘Në kurthin e Piter Pan’. Ditën e sotme në emisionin radiofonik ‘Chaud Patate’ është bërë e ditur se Agron Llakaj do të jetë i ftuari i kësaj të hëne në emisionin dedikuar fëmijëve. Kjo do të jetë edhe përballja e parë publike e dy aktorëve pas konfliktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu