• |
ide | kryesore

‘A do e shkarkoni Çakon?’ Ministri Xhafaj nervozohet me gazetaren: Ti për të shkuar në Vlorë i bie nga Berati!

Arkiva, Të fundit



Nervozohet ministri Xhafaj kur e pyesin nëse do ta shkarkojë drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako pas dështimit në lidhej me ngjarjen e Elbasanit.

I pyetur nga gazetarja e News24, Klodiana Lala nëse do të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fatmir Xhafaj u nervozua dhe humbi kontrollin para kamerave duke iu drejtuar gazetarës: “Ti Klodi për të shkuar në Vlorë i bie nga Berati”. Përgjigjia e gazetares ishte aty për aty: “Ti përgjigjiu pyetjes, se rrugën e gjej vetë unë”.

Ndërkohë gazetarja ka insituar tek deklarata e Çakos që pranoi dështiin e policisë së Elbasanit dhe më pas solli shkarkimin e 12 drejtorëve të policisë atje, si dhe për lajmin se Çako mund të japë dorëheqjen, por Xhafaj i është përgjigjur shkurt duke i ndërprerë fjalën se “Jo zoti Çako ka pranuar vetëm ato që ka deklaruar në konferencë. Mirupafshim!”.

Reagimi impulsiv i ministrit nuk është një shpërthim i rastësishëm nervash. Gazetarja preku një çështje të nxehtë për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Fati i Haki Çakos në këto momente është ende i paqartë. Në prag të arrestimeve të shumta në radhët e policisë, Haki Çako papritur udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një lëvizje surprizë, që ka habitur jo pak, po të kemi parasysh që nga dita në ditë pritet të ndodhë një valë arrestimesh në kupolën e lartë të policisë. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *