• |
ide | kryesore

Basha: Rama fut në burg njerëz s’paguajnë dritat, mban të lirë Saimir Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Ramës ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha lidhur me përfundimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Basha thotë se Rama ka futur në burg njerëz për mospagesë dritash, por do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij në krimi.

“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje.

Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh.

Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!”, shkruan Basha në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *