• |
ide | kryesore

A do t’i hiqet sot imuniteti Tahirit? Ndërpritet mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve

Arkiva, Të fundit


Është ndërprerë për rreth një orë mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja po zhvilohej me dyer të mbyllura, por është ndërprerë për rreth 60 minuta. Mësohet se ndërprerja ka ndodhur sepse anëtarët e Këshillit po njihen me provat e reja që solli prokuroria e krimeve të rënda. Nga ana tjetër disa nga anëtarët e Këshillit të mandatëve po e shfrytëzojnë për të ngrënë drekë.

Ndërkohë akoma nuk ka një vendim për për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri dhe nuk dihet nëse ky vendim do të merret sot apo do të ndodhë si dje dhe mbledhja të zhvillohet sërish nesër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *