• |
ide | kryesore

Presidenti i PPE ‘pesimist’ për integrimin e Shqipërisë në BE: Duhet luftuar droga…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Partive Popullore Europiane, Jozef Daul shkroi dy statuse në Twitter, ku në të parin thekson se zbatimi i ligjit, drejtësia e pavarur dhe lufta kundër korrupsionit duhet të aplikohen, që aspiratat e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian të merren seriozisht.

Në postimin e dytë, Daul shkruan se droga është një problem i madh që qëndron mes Shqipërisë dhe BE-së. Presidenti i PPE thekson se duhet të bëhen përpjekje serioze për të luftuar këto lloj krimesh, me transparencë të plotë.

Ky reagim i fotë i Jozef Daul vjen në një kohë kur politika ‘zien’ nga akuzat që i rëndojnë ish-ministrit Saimir Tahiri, ku prokuroria kërkon arrest me burg për përfshirje të tij në trafik droge. ©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *