• |
ide | kryesore

Premtimi optimist i Ahmetaj: Rritja ekonomike 6% deri në fund të mandatit të dytë

Arkiva, Të fundit



Në konferencën kombëtare të Dhomave të Tregtisë, ministri Arben Ahmetaj deklaroi se deri në fund të mandatit të dytë objektiv është që rritja ekonomike të shkojë në mbi 5.5-6%.

Qëllimi ynë është që në fund të mandatit të dytë rritja ekonomike të shkojë në mbi 5.5-6%. Duhet të krijohet një treg i hapur rajonal. Reformat që janë ndërmarrë kanë qenë të vështirë, por të domosdoshme. Reforma në Drejtësi ka qenë kryesorja, qeveria ka qenë shtytësja kryesore. Në kuadrin e reformave, Shqipëria ka miratuar 4 ligje për investitorët për lehtësimin. Po diskutotjmë paketën fiskale. Turizmi ka ecur shumë mirë në 2016 me 1.5 mld Euro të ardhura, 2017 mbi 1.7 mld Euro. Tatim fitimi zero në 10 vite për investitorët në fushën e turizmit. Investimet në porte do i japin hov turizmit” deklaroi ai. 



2 Comments

  1. Ha ha ha ky eshte i forte…genjen me ndergjegje…Nejse objektivat jane te arritshem nese Ahmetaj do rifillonte shitjen dere me dere te fshesave me korent sic bente me pare..pa paguar asnje takse….Hajde Ben qoftja!!!

  2. nje bravo te madhe pasi keni bere me shume se kushdo force tjeter politike per ekonomine dhe kam besimin se do e arrini kete objektiv, vleresime edhe per thjeshtezimin e procedurave per shume qytetare te thjeshte te cilet deri dje qendeshin neper dyert e asministrates per nje certifikate, ndersa tani e perfitojne lehtesisht fale angazhimit tuaj si qeveri per te thjeshtezuar disa gjera, bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *