• |
ide | kryesore

‘Kurthi’ që i ngritën Krimet e Rënda Tahirit për kontrollin e banesës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tashmë votimi në Kuvend i ka hapur rrugë kontrollit të banesës së Ministrit Tahiri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Para pak minutash oficerët e kësaj prokurorie u panë të futen brenda shtëpisë së tij tek ‘kodra e Diellit, ndërkohë që Tahiri ishte në shoqërinë e avokatit të tij.

Edhe pse dje Prokuroria e Krimeve të Rënda e konsideronte si të pavlerë vendimin e mazhorancës parlamentare për të lejuar vetëm kontrollin e banesave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria ka vazhduar me ekzekutitimin e kontrollit ditën e sotme.

“Pas kaq kohe është e pakuptimtë të ushtrosh kontroll banese. Ka kaluar 1 javë. Kontrolli duhet të kishte qenë i menjëhershëm Kjo nuk do të thotë se hetimet nuk do të vazhdojnë”, – tha për Lapsi.al një burim nga Prokuroria dje.

Mesa duket kjo ka qenë një taktikë e Prokurorisë për ta zënë ‘në befasi’ Tahirit në shtëpinë e tij

 Ajo çka synohej të gjendej nga oficerët e Prokurorisë ishin sendet e çmuara që grupi i Habilajve thoshte në bisedat e përgjuara se i kishte bërë dhuratë Tahirit për nënën dhe bashkëshorten.

Ndërkohë, gjatë këtij kontrolli, Tahiri është fotografuar së bashku me avokatin e tij në ballkon duke pirë cigare. Por Prokuroria e krimeve të Rënda nuk do ta lërë të qetë Tahirin. Vendimi i Kuvendit përmban kontrollin jo vetëm të banesës, por edhe të telefonave, adresave të emailit dhe gjithçka që Prokuroria e Krimeve të Rënda mendon se i shërben hetimit.

I gjithë ky kontroll bëhet pas përmendjes së Tahirit në një përgjim të trafikantëve të drogës Habilaj në Itali. © Lapsi.al

 



3 Comments

  1. Kjo eshte nje levizje qe Rama mos te beje gam-gam! Prokuria ka hetuar dhe drejtoret e policise. Neser fillon puna, jo kur do Rama

  2. Sa budallenj qe jeni o te shkrete gazetar , po lajm esht ky, pastaj i vini fajin Rames !!Po pse ore te mjere nuk thelloheni para se te shkruani po bini pre e makinacioneve e flliqesirave perfshi edhe lojen e piset te prokurorise

    trungje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *