• |
ide | kryesore

Pas energjisë elektrike, Rama paralajmëron një tjetër aksion kombëtar: Kush vjedh ujin do ta pësojë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni kombëtar, rrënjësor siç tha ai, siç ishte ai për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas të parit të qeverisë, do të nisë së shpejti prerja masive e lidhjeve të paligjshme të ujit dhe për këtë po hartohet një reformë e posaçme.

Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj,por si energjia ai nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranueshme financiare. Sot ne kemi një shembull për tu marrë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin”, – tha Rama.

Ndërsa tha që aksioni për ujin do jetë i ngjajshëm me atë të energjisë, ai tha se do t’i japet kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujin.

Do t’i japim kohë të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vidhet”, – deklaroi Rama ndër të tjera.



1 Comment

  1. O dele te trullosura nga droga ky derrr kryeministri pas rymes tash edhe ujin do ju nderpres cka prisni cohuni o mos u cofdhi kure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *