• |
ide | kryesore

Dokumenti/ DEA njoftoi shqiptarët për 613 kg kokainë në kontejner

Lajme, Të fundit



“Sekuestrimi i 613 kilogramë kokainë në Durrës është sinjalizuar nga DEA”. Janë fjalë të gazetarit Artur Çani i cili thotë se ka dokumenta që rrëzojnë pretendimin e kryeministrit Rama se kjo sasi droge u shpëtoi kontrolleve të agjencive të huaja dhe u kap nga shqiptarët.

“Ju siguroj që nëse nuk është mashtrim, është një gënjeshtër e madhe. Që në filllimi ku është nisur nga Kolumbia ka pasur një sinjalizim nga DEA. Ndoqi rrugën e vet kontenieri dhe të gjithë kontenierët që vijnë nga Amerika Latine, me të mbërritur në portin e parë Europian kanë “risk” të lartë. Në këtë “risk” është ndarë edhe ky kontenier” – tha Çani në FaxNews.
Sipas tij policia shqiptare u mjaftua vetëm me skanimin e gjithë mallit që ishte brenda, kur në fakt duhet të gjente destinacionin.

“U ringankrua dhe filloi të ndiqej duke u njoftuar Drejtoria e Hetimit Doganor. Ku e bazoj këtë? Është fatura që shoqëron mallin. Fatura që shoqëron mallin konfirmon kontrollin në Itali. Në këtë kontroll kanë marrë pjesë 5 persona të Guardia di Finanzza. Këtu kontrollin e bënë doganat dhe jo policia. U ndalua, u skanua, u mor vesh që kishte sasi droge, kur vajti në magazinë aty ndërhynë forcat policore. Për këtë kontenier ka pasur njoftim, është kontenier që është hapur më parë”, – tha gazetari Artur Çani.



3 Comments

  1. Na merzitet menderen. Po ca njerzish qe jeni jo raportuan ata jo keta. Rendesi ka qe u kapen te tjerat nuk na intersojn.

    1. Jo zoteri, nese Shqiperi kishte detyre te gjente destinacionin dhe ketu deshtoi do te thote qe ne kemi dekonspiruar aksionin.

  2. More.. titulli thote me shkronja te medha .. ‘DOKUMENTI … dhe DEA… ‘

    Une nuk pash asnje kokument ku ‘TREGOHET QARTE’ se DEA amerikane ka organizuar aksjonin .

    ooo Bushat .. Ku e ke DOKUMENTIN ???? apo futja kush ta haje ta haje. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *