Seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është ndërprerë disa here, pasi deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës, por orët e gjata të pritjes duket se i kanë lodhur disa prej deputetëve.
Ligjvënësit siç shihet edhe në foto janë detyruar të hanë bukë në tryezat e Parlamentit. Dy deputetë kanë zgjedhur që të konsumojnë byrek dhe dhallë brenda sallës. Ky mund të konsiderohet si një rast i rrallë, pasi politikanët shqiptarë jemi mësuar t’i shikojmë në lokale luksoze.