• |
ide | kryesore

Viktima e grabitjes në Fier, 20-vjeçari Xhuljano Sollaku, i skeduar për vrasje dhe vjedhje në Elbasan

Lajme, Të fundit

Ditën e djeshme Fieri u trondit nga një përplasje e policisë me disa grabitës që tentuan të vidhnin një banesë në një lagje të këtij qyteti. Ne këtë përplasje ngelin i vdekur 20-vjeçari Xhuljano Sollaku, si dhe u plagos Arben Muçi, 37 vjeç. Ndërkohë, policia e Elbasanit dyshon se Xhuljano Sollaku ishte një person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka qenë i skeduar edhe për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. Sipas ABC News, 20-vjeçari që mbeti i vrarë në qytetin e Fierit, gjatë një tentative grabitje, dyshohej se merrej edhe me vjedhjet e automjeteve luksoze.


Edhe pse në moshë të re, 20-vjeçari kishte bërë shumë vjedhje në qytetin e tij të lindjes, por së fundmi merrej edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht, heroinë dhe kokainë. Sollaku kishte kryer bashkë me dy miqtë e tij, të paktën 50 vjedhje në zonën e Bradasheshit dhe Katundit të Ri, duke u kthyer në makthin e banorëve që jetojnë në periferi të Elbasanit. Por në asnjë rast, uniformat blu nuk kishin mundur ta arrestonin në flagrance “ekspertin”, siç njihej ndryshe 20-vjeçari nga miqtë e tij. Në të vetmin rast kur është prangosur për grabitje ka qenë disa vite më parë në Greqi, ku jetojnë edhe prindërit e tij, por për shkak të moshës së re, atij dënimi iu konvertua në shërbim prove.


Po ashtu, dyshohet se Xhuljano Sollaku dyshohej se ishte pjesë edhe të një grupit tjetër kriminal, i cili operonte në fushën e automjeteve të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas tregtoheshin për pjesë këmbimi në tregun e zi. Gjithashtu i riu ka qenë i hetuar edhe për një vrasje të ndodhu në qytetin e Elbasanit rreth dy vite më parë, afër “Stacionit të Trenit”, por nuk u provua fajësia e tij, ndërsa ajo ngjarje vijon të jetë ende pa autor. Xhuljano Sollaku jetonte vetëm me gjyshen, pasi prindërit i kishte emigrantë në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.