• |
ide | kryesore

A po falimenton “Snapchat”? Çfarë thonë yjet e “Hollywood”

Paparazzi, Slider



Snapchat-i ishte padyshim një ndër aplikacionet më të preferuara të njerëzve të njohur, por jo vetëm; filtrat e veçantë e kthyen atë në një ndër aplikacionet më In të momentit. Por mesa duket Snapchat nuk është aspak në ditë të mira. Ka qenë modelja Chrissy Teigen që ka mbyllur llogarinë e saj dhe s’i ka kursyer aspak pakënaqësitë.

I stopped using snap. The update, the constant complaints of people not being able to find me, plus the Rihanna poll…no bueno

 

“Unë ndalova së përdoruri Snapchat-in. Përditësimi, aknesat e vazhdueshme të njerëzve që s’mund të më gjenin, për më tepër sondazhi mbi Rihanna-n…jo mirë!”, ka shkruar modelja në Twitter.

Të tjerë njerëz të njohur kanë kritikuar ashpër aplikacionin. Ishte Kylie Jenner ajo që nisi mospëlqimin ndaj ndryshimeve të reja, gjë që shkaktoi 1.3 miliardë dollarëhumbje tek Snapchat-i.

sooo does anyone else not open Snapchat anymore? Or is it just me… ugh this is so sad.

Humbjet vazhduan edhe pas sondazhit të pakuptimtë në lidhje me Rihanna dhe Chris Brown.

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Snapchat” mund ta quajmë pa frikë gjithë këtë situatë të vështirë; nga aplikacioni më trend i momentit në një platformë që po humbet dita-ditës përdorues të rëndësishëm. Drejt falimentimit?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *