• |
ide | kryesore

(VIDEO) Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua, nuk marrim leje për protesta

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi para mbledhjes së grupit parlamentar të PD me LSI se nuk do të merren më leje për protesta. Nëse duan të arrestojnë dikë për këtë, Basha theksoi se le të arrestojnë atë vetë.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se policia po shkel çdo rregull dhe ligj.


Pjesë nga fjala e Bashës: 

Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin,  Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do ti trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!



3 Comments

  1. NUK MARRIM LEJE PER PROTESTA ????

    pse i fryn buthes kot o lulush ? Pse e deklaron vet se do thyesh ligjin ? Do te te marrin ne telefon pastaj ate te EUs dhe ambasada amerikane dhe do thuash ‘ JOOOOO ESHTE KEQKUPTUAR , UNE NUK THASH SE NUK DO MARR LEJE POOOOORRR..’
    Dhe pastaj do tja lepish prap Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *