• |
ide | kryesore

Turizmi, 100 mijë vende të reja pune deri në vitin 2022

Lajme
Qeveria: Shqipëria tejkalon shifrën e 7 milionë turistëve gjatë këtij viti



Rreth 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022 parashikohen të jenë në sektorin e Turizmit. Turizmi si një nga sektorët kyç të një vendi, jo vetëm për rolin e rëndësishëm që ka në kontributin e rritjes ekonomike, por edhe për shkak të impaktit zinxhir që ka në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikohet që rritja e kontributit direkt dhe indirekt të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të shkoj nga 26% në vitin 2016, në nivelin e 29% në vitin 2022, duke mbajtur një rritje mesatare vjetore për periudhën 2018 -2022 në nivelet e 6.1% në vit, raporton “scan”.

Kontributi indirekt i këtij sektori vlerësohet të jetë në raportet e 1 me 2.5 krahasuar me kontributin direkt, duke përforcuar rëndësinë që ka në zhvillimin ekonomik të vendit. Rritja e punësimit nga niveli i 85 mijë të punësuar direkt në sektorin e turizmit ose 7.7% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022. Rritja e punësimit pritet që nga niveli i 267 mijë të punësuar ose 24% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 300 mijë ose 26% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.



1 Comment

  1. Ka shume probleme sot. Po qytetaret e Sarandes, kane nje hall me te madh. Po vjen vera dhe kemi akoma drejtor te ujit nje shpirtzi me keq se qymiri nga vjen. Kam frike se do te na bej karantine ky palaco. Do zoti i vjen haj vetem Rama se kjo qe kemi ne eshte qe mos e dhente zoti ta kesh ne qytet jo me te paren e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *