• |
ide | kryesore

Kitara e George Harrison në ankand për 250-mijë euro

Paparazzi, Slider



Një rast për të mos u humbur për koleksionistët, të cilët janë fansa të grupit legjendar Beatles.

Kitara e parë elektrike e George Harrison ka dalë në ankand dhe çmimi i saj diskutohet mes 167 mijë dhe 250 mijë euro.

Bëhet fjalë për një kitarë gjermane, një Hofner Club 40, të cilën Harrison e përdori kur Beatles, ende në fillimet e tyre, luanin në Liverpool me emrin Quarrymen.

Pas shfaqjeve të para si një grup që luante muzikë skiffle, një lloj muzike me influenca “country dhe folk” realizuar me instrumenta akustike, grupi vendosi të kalonte në rrymën “rock’n’roll elektrik” dhe John Lennon dhe Harrison ishin të parët që blenë kitara elektrike, të dy të të njëjtit model.

Në 1965 Harrison vendosi të zhvillojë një garë instrumentale mes grupeve, garë të cilën e fitoi grupi gjerman The Faces.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *