• |
ide | kryesore

Kim Kardashian nuk ja fal kunatit tradhëtinë

Paparazzi, Slider



Duket se marrëdhënia midis Tristan Thompson dhe Kim Kardashian është akoma e tendosur.

Për të festuar përvjetorin e katërt të martesës së Kim dhe Kanye West, Khloe Kardashian i dërgoi motrës dhe kunatit të saj një buqetë të madhe me lule. Kim ndau një video të dhuratës së mrekullueshme me ndjekësit e saj në mediat sociale, por është karta e dërguar Khloe së bashku me lulet që i bëri të gjithë të flasin.

Në kartolinë shkruhej: “Gëzuar përvjetorin Kimye. Dashuria gjithmonë fiton!!” Karta gjithashtu tregon se dhurata u dërgua me dashuri nga “KoKo” dhe e bija, True Thompson, por emri i Tristanit është lënë jashtë.

Tensioni midis familjes së Khloe dhe të dashurit të saj filloi në prill kur, pak përpara lindjes së True, u zbulua një skandal tradhëtie që përfshiu Tristanin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *