• |
ide | kryesore

Dua Lipa hedh poshtë zërat për futbollistin,’Do ishte e pafalshme për mua’

Paparazzi, Slider



Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar në media një lajm, në të cilin përflitej për një lidhje të mundshme mes artistes kosovare, Dua Lipa, me futbollistin e Real Madridit, Marco Asension.

Sipas CNN-it turk, ata të dy kishin kaluar natën së bashku pas përfundimit të ndeshjes finale Real Madrid – Liverpool, të shtunën në mbrëmje. Mirëpo një lajm i tillë rezulton të jetë krejtësisht i pavërtetë dhe këtë gjë e ka hedhur poshtë edhe vetë këngëtarja përmes një statusi të publikuar në rrjetin social “Twitter”.

Ajo ka shkruar se nuk e takuar asnjëherë në jetë Marcon, duke ironizuar më pas edhe me faktin se ajo dhe menaxheri i saj janë fansa të Liverpoolit, dhe një gjë e tillë do të ishte e pafalshme për të. “Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ndodh, sepse agjenti im, i cili është fans i Liverpoolit, nuk do të më falte kurrë”, ka shkruar Lipa në Twitter.

Dua nuk ka qenë shumë e përfolur në media për jetën e saj private, të cilët duket se e ruan me fanatizëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *