• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Zvicër, shoferja hutohet nga insekti në makinë dhe plagos 3 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e të dielës në Zvicër, teksa janë plagosur tre shqiptarë nga Kosova dhe një italiane.

Ngjarja ka ndodhur mes Rothristit dhe Vordemwaldit kur shtetasja italiane që drejtonte mjetit tip ‘Fiat’ është përplasur me një mjet tip ‘Ford’ ku udhëtonin tre shqiptarët.

Sipas Policisë, shoferja italiane në mjetin tip “Fiat” ka humbur kontrollin pasi është hutuar nga një insekt brenda makinës dhe ka dalë në sensin e kundërt të rrugës.

Shoferi i ‘Opelit’, një 23-vjeçar kosovar ka tentuar të futet në livadh për të shmangur përplasjen, megjithatë nuk ka mundur të veprojë me kohë dhe është goditur nga italiania 29-vjeçare.

Të plagosuri janë dërguar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa policia i ka hequr patentën italianes. Për shkak të forcës së përplasjes, dera e pasme e ‘Opelit’ është shkatërruar plotësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *