• |
ide | kryesore

Mesic luan me nervat e serbëve, bën gjestin e shqiponjës me duar

Pikante



Shenjën e shqiponjës dykrenare të Shqipërisë e ka bërë edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stepjan Mesic.

Sipas mediave serbe, fotoja më sipër po qarkullon në rrjetet sociale pas dy futbollistëve të Zvicrës me origjinë Kosovare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët festuan me shqiponjën dykrenare golat që bënë ndaj Serbisë në kampionatin botëror.

Fotoja e mësipërme është e vjetër, por pas acarimit që tifozët serbë patën nga festimi i Xhakës dhe Shaqirit, kanë publikuar sërish këtë foto të ish-presidentit kroat.

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit u konsiderua provokues nga Federata Serbe. FIFA gjobiti dy futbollistët pasi e cilësoi këtë festim provokues dhe me nuanca politike. Sipas FIFA-s, një mesazh politik nuk mund të tolerohet. 10 mijë franga zviceriane duhet të paguajnë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *