• |
ide | kryesore

(VIDEO) Në Shkodër i bëjnë gati ‘funeralin’ Gjermanisë: Nesër dita e varrimit

Pikante



Shkodranët të cilët njihen si tifozë të Gjermanisë, i kanë bërë gati ‘funeralin’ ekipit të tyre pak minuta pasi u eliminua nga Botërori.

Në një video të shpërndarë së fundmi shihet një lajmërim në shtyllë që shkruan: “Me hidhërim të thellë lajmërojmë se ndërroi jetë Gjermania. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 28 qershor, ora 17:00. Me respekt, tifozat gjermanë.” 

Kujtojmë që diçka të ngjashme shkodranët përgatitën edhe në fundin e sezonit të Superligës, atëherë kur Vllaznia ra në Kategorinë e Parë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

(FOTO) Shikoni fytyrat e dëshpëruara të gjermanëve pas skualifikimit në Rusi 

Video/ Katastrofë, Gjermaninë e “flak” jashtë Botërorit Korea e Jugut 



3 Comments

  1. Une s’e kuptoj cfare injorance dhe absurdi!!!!! Shkodra qe u njihka si tifoze e madhe e Gjermanise!!!! A thua se ka qene ndonje protektorat i Gjermanise, apo ka ndonje lidhje shpirterore a artistike a sportive me Gjermanine……!!!!
    Shikoni ku ka perfunduar kultura e nje qyteti qe gjoja mbahet per djep kulture! Marri kolektive!

    1. Qe jane tifoze ndaj Gjermanise nuk ka asgje te keqe, Por ky veprimi nuk me duket aspak per te qeshur. Te pakten te kishin shkruajtur Skuadra e futbollit e Gjermanise, pro jo Gjermania, Si u thuakka aq kollaj RIP nje shtet i tere? E Tmerrshme. Te pakten mediat mos ta publikonin

  2. Prandaj po them qe “ka shume gje te keqe” te jesh tifoz kolektiv apo ta shesesh lart e poshte kete tifozllek absurd te nje qyteti ballkanas ndaj nje ekipi futbolli evropiano-verior, me te cilet nuk i lidh asgje! Po asgje!
    Po kur pyesin njeri-tjetrin(ne fakt,, ne shume qytete) “ti brazilian je?”, apo “ore ti gjerman, apo anglez?”….. “jo, jo, jam argjentinas!” – ia pret nje frymor tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *