• |
ide | kryesore

Brazili favorit, ndeshja e të vërtetës për Meksikën

Rusi 2018, Sport



1/8 e finaleve zbresin në fushë Brazilin e Meksikën në një ndeshje ku 5 herë kampionët e Botës duan të konfirmojnë pretendimet e tyre si kandidati numër 1 për Kupën e Botës. Meksika e surprizave do të synojë të bëjë një tjetër në Samara, por përballë një skuadre të cilës në Botëror nuk i ka shënuar kurrë, detyra duket më shumë se e vështirë.
Tit nuk rrezikon Marcelon, e as Danilon, ndërsa për Douglas Costa rikuperimi nuk ka përfunduar akoma. formacioni tipik i Selecaos me Neymar, Coutinho e Willian në mbështetje të Jesus në qendër të sulmit. Fagner e Felipe Luis në krahët e mbrojtjes për Titen.
Në anën tjetër, Osorio nuk heq dorë nga treshja sulmuese Lozano, Hernandez e Vela, ndoshta sepse nuk dëshiron ti lejojë inisiativën Brazilit. Surprizë është preferenca për veteranin Rafael Marquez në mesin e fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *