• |
ide | kryesore

Shqiptarët e Zvicrës nisin testin nordik

Rusi 2018, Sport



Zvicra kërkon një rezultat të rëndësishëm kundër Suedisë në 1/8 e finaleve, në atë që mund të konsiderohet edhe sfida mes dy skuadrave surprizë të Botërorit. Në Saint Petersburg skuadra e Petkovic vjen si e dytë e grupit të saj, përballë nordikëve që kanë impresionuar në Grupin F.

Zvicra i beson grupit të shqiptarëve me Behramin në rolin e kapitenit në mungesë të Lichtsteiner, ndërsa lëvizjen e vetme Petkovic e ka bërë në vijën e parë të sulmit, me Drmic në vend të Seferovic.

Në anën tjetër, Anderson nuk heq dorë nga 4-4-2 klasik i tij me dyshen e sulmit Berg e Toivonen. pritet shumë nga Forsberg në të majtë, ndërsa mbrojtja ka treguar besueshmëri me Lindeloef e Granqvist, ndaj dhe tekniku vazhdon ti besojë edhe në këtë sfidë delikate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *