• |
ide | kryesore

Video/ Suedia në çerekfinale, katër shqiptarë ikin nga Botërori

Rusi 2018, Sport, Video



Suedia shkon në çerekfinale, duke marrë më të mirën në sfidën mes dy skuadrave surprizë të Botërorit Rusi 2018. Mjafton një inkursion i Forsberg dhe devijimi i pafat i Akanjit për të shëmbur ëndërrat e Zvicrës së Petkovic, që u la në baltë nga katër lojtarët e tij më të rëndësishëm: Shaqiri, Xhaka, Dzemaili e kapiteni Behrami.

Në ndeshjen më të rëndësishme, atë të fazës me eleminim direkt, Shaqirie të tjerët shuhen nga intensiteti dhe taktika asfiksuese e Suedisë së Anderson. Fantazisti nuk mundi kurrë të bëhej i rrezikshëm dhe vetëm krosime i lejoi në të djathtë Forsberg dhe Agustinsson. Nuk shkoi asnjehërë në goditje, të paktën pa patur përballë një kundërshtar e të njëjtin trajtim pati edhe Xhaka e Dzemaili.

Megjithatë, të vetmet konkluzione të rrezikshme drejt portës së Olsen i takonin sërisht shqiptarëve të Zvicrës, Xhaka e Dzemaili, që duke mos gjetur hapësira mes fanellave të verdha të Suedisë, kërkonin tentativat nga distanca.

Nordikët u dukën shumë më të organizuar, në një ndeshje që duhet pranuar se ishte e ekuilibruar, madje për një periudhë të gjatë me Zvicrën në zotërim të topit. 4-4-2 i Anderson bllokoi helvetët në fazën e moszotërimit dhe i krijoi mundësinë Forsberg e Claesson të kërkonin tentativat, edhe pse ndeshja mbeti e hapur deri në të 66 vetëm sepse suedezët gabuan mundësi që askush nuk do ti falte (Berg e Ekdal).

Suedia nuk ecte kaq mirë në Botëror që nga ai i Usa ’94 kur fitoi vendin e tretë, ndërsa Zvicra nuk shkon në cerekfinale që nga 1954 (turne që u luajt në shtëpi nga helvetët).

https://clips.clippit.tv/dgnprg/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *