• |
ide | kryesore

Mendes premton: “Ronaldo e mbyll me Juventus karrierën”

Sport



Ajo që vetëm pak javë më parë mund të dukej si një “ëndërr vere”, që prej pasdites së të martës është realitet. Juventusi, duke siguruar Cristiano Ronaldon, ia doli të mbyllë një nga operacionet më të bujshëm dhe befasues të historisë së futbollit.

Mes atyre që kanë punuar për ta mbyllur me sukses këtë operacion merkatoje sigurisht është edhe Jorge Mendes. Superagjenti portugez, ka qenë në fakt një nga protagonistët absolut të asaj që është pagëzuar si goditja e shekullit.

Jorge Mendes, duke folur për iberiken Sport, ka shpjeguar: Jam shumë i gëzuar për Cristianon. Jam i lumtur që mori këtë vendim, Juventusi do të jetë skuadra e tij e fundit. Pikërisht me bardhezinjtë do të mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme”.

Mendes ka falënderuar edhe protagonistët e tjerë të mëdhenj: “Falënderoj Andrea Agnelli për vendosmërinë e tij dhe vullnetin e treguar gjatë negociatave me Real Madridin. Falënderoj edhe Beppe Marotta për profesionalizmin e tij”.

Nga e marta Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm: “Kjo është një zgjedhje jete e menduar shumë mirë”,ka thënë Mendes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *