• |
ide | kryesore

Vdekja e Enea Ftojit, refuzohet kërkesa për riekspertimin e organeve

Lajme, Të fundit



Prokuroria refuzoi kërkesën e avokatit të Enea Ftojit për riekspertimin e organeve. Avokatët nuk pranuan ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore. Pas përgjigjes së prokurorisë, reaguan prindërit e Eneas, të cilët thanë se “autoritetet po mundohen që të fshehin të vërtetën për vdekjen e djalit”.

“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas, tek atletet, kemi gjetur gjurmë gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj. Do ta kërkojmë të vërtetën deri në Gjykatën e Strazburgut”, shprehen prindërit.



1 Comment

  1. Te jesh i varfer(dhe aq me teper rom) ketu tek ne nuk eshte faj por torture çjerezore . Thuhet se vetingu do beje drejtesi . Edhe draperi eshte me i drejt se drejtesia jone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *