• |
ide | kryesore

Zbulohen të rinjtë që u futën në fushë gjatë ndeshjes

Paparazzi, Slider



Ndeshja u ndërpre të dielën nga katër persona të veshur me kostume policie, në një aksion proteste të marrë përsipër nga shoqata “Pussy Riot”.

Protestuesit shkuan në fushë në stadiumin Luzhniki në Moskë, duke shkaktuar një ndërprerje të shkurtër të ndeshjes në minutën e 52-të. Ata shkuan në fushë, u përshëndetën me lojtarët francezë dhe më pas u nxorrën me forcë nga autoritetet e stadiumit.Grupi protestues muzikor “Pussy Riot” mori shpejt përgjegjësinë në një postim që shkruante:“Tani për tani ka katër anëtarë të grupit në finalen e Kupës së Botës”. Mesazhi që ata kanë dashur të japin është se Presidenti Putin duhet të lirojë qeverisjen “policore” që është duke bërë në vend.

Grupi është i famshëm për opozitën e tij të zëshme ndaj qeverisë së Presidentit rus dhe mbrojtjen e çështjeve feministe e të drejtave të homoseksualëve. “Pussy Riot” fitoi shikueshmëri globale për një koncert të diskutueshëm të mbajtur në vitin 2012 në një katedrale të Moskës, i cila u dënua si “tallës” nga autoritetet e kishës ortodokse. Tre anëtarët e grupit u arrestuan më pas dhe u dënuan për akuzat e urrejtjes fetare, një vendim që u kundërshtua nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Grupi gjithashtu performoi gjatë Olimpiadës Dimërore 2014 në Soçi, përpara se të ndalej me forcë nga zyrtarët e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *