• |
ide | kryesore

Associated Press: Ndaj Llallës ka akuza të rënda, i sekuestruan pasurinë sepse…

Lajme, Të fundit

Edhe mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje sekuestrimit të një pjese të pasurisë së ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se prokurorët shqiptarë kanë bërë akuza të rënda ngall Llallës.


“Prokurorët shqiptarë thanë se kanë sekuestruar prona të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.
Prokurorët e Tiranës e lidhin atë me akuza të rënda në një deklaratë të lëshuar të hënën. Aty sqarohet se është vënë sekuestro preventive për një apartament dhe mbi 2 hektarë tokë që i përkisnin Llallës. Vlera e tyre ishte 98.7 milionë lekë. (918 mijë dollarë ose 783,000 euro)” – shkruan agjencia Associated Press.


Llalla e la zyrën në dhjetor 2016 pas hetimeve për korrupsion të lidhur me përfitime të paligjshme në pasuri të patundshme gjatë kohës që ishte në detyrë. Më herët gjatë vitit, Llallës iu ndalua hyrja në SHBA sërish për shkak të dyshimeve për korrupsion. Llalla ka qenë jashtë vendit për shumë kohë” –thuhet në raportimin e Associated Press. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Po kto te Sociatid Express perse nuk e permendin faktin qe Llalla e gozhdoi ambasadorin e nje vendi shumu mik …. ?! Jo per gjo por ky fakt i ka kushtuar Llalles ajo qe po i bojne sot prokuroret e pa- Vettinguar , e cila përcillet nga mediat “indipendente” Express ….

  2. Ky eshte prokuriri i ish qeverise se PD, punojsi me i afte i ish kryeminister Sali.
    Prandaj jep saliu sot mend neper media, sepse ka eksperiece dhe e din se si vidhet dhe shkaterrohet shteti.
    Pasojat pse shqiperia dhe populli akoma vazhdojme te vuajne dhe sepse kemi 28 vite qe emigrojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.