• |
ide | kryesore

Dyshime për një vendim tjetër të vetingut, gjyqtarja Alma Brati i mori 25 mijë euro borxh tezes

Lajme, Të fundit



Dyshime për një tjetër vendim të gabuar të vetingut kanë dalë nga ankimimi i konfirmimit në detyrë të gjyqtares Alma Brati. Gjyqtarja e Tiranës dhe kandidatja për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në deklaratën e pasurisë ajo tha se zotëronte 25 për qind të një shtëpie dykatëshe, të blerë për 1.9 milionë lekë në Durrës. Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtares kap vlerën e 16.5 milionë lekëve, duke shënuar rritje prej mbi 8 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria e zonjës Brati është shtuar me një apartament banimi me sipërfaqe 101 metra katrorë në Tiranë me vlerë 80 mijë euro, një automjet i tipit “Mazda” me vlerë rreth 2.5 milionë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 1.1 milionë lekëve. Gjyqtarja deklaroi se për blerjen e apartamentit kishte marrë 25 mijë euro hua nga tezja e saj.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” – thuhet ne njoftimin e Komisioneri Publik.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: ëëë.ikp.al

Komisionerët Publikë kanë ushtruar ankim për gjashtë (6) vendime të KPK-së. Pesë (5) prej tyre ex officio dhe për një ankim, në rastin e subjektit të rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, Komisionerët Publikë kanë pasur edhe rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.



2 Comments

  1. Lum si ata qe kane TEZE, se i nxjerre anga situata e veshtire shume shpejt..

    Fute bythen ne uje se u ndeze moj teze 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *