• |
ide | kryesore

Emocione për Buffon, takon në fushë djalin e Thuram

Sport



Nga i ati tek i biri, nga Lilian tek Marcus. Një ndeshje speciale për Buffon e për familjen Thuram: Giungamp-Psg i ka dhënë rastin ish-portierit të Juventus, tashmë në mbrojtje të parisienëve të përqafojë djalin e shokut të skuadrës, të lindur në kohën kur të dy luanin ende tek Parma, në 1997.

Buffon e Lilian Thuram kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë, sepse të dy u transferuan edhe tek Juventus, duke krijuar një dyshë të pakalueshme, deri në vitin 2006 kur shpërtheu skandali i Calciopolit.

Me numrin 11 mbi shpinë, Marcus Thuram, që si rol bën sulmuesin tek Guingamp, ka gjetur kundërshtar mikun e të atit me të cilin në fund të ndeshjes ka këmbyer fanellën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *