• |
ide | kryesore

Audio përgjimi Biba-Bianku/ PD vazhdon me akuzat: Gjyqtari i Strasburgut rrëzoi justifikimin e Ramës

Lajme, Të fundit
gazmend-bardhi_0.jpg



Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama si ideator i shantazhit ndaj gjykatësit të Strasburgut Ledi Bianku për çështjet e pronave.

Një ditë pas daljes së audiopërgjimit mes Denar Bibës dhe gjykatësit Ledi Bianku, këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Gazment Bardhi tha sot para mediave se gjyqtari i Strasburgut rrëzoi justifikimin e Denar Bibës dhe Edi Ramës, duke e denoncuar shantazhin tek kreu i Gjykatës.

Bardhi theksoi se heshtja e Edi Ramës, është prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut. Sipas tij, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.



3 Comments

  1. I bene lemsh pronat per 27 vite keta te PDse dhe tani duan te nxjerrin akoma perfitime politike.
    Ne fillim kerkoni falje per tere ate rrumpalle qe late tek pronat, legalizimiet etj. E keni bere aq lemsh sa nuk ka burre nene ta zgjidhe kete kotke kaq te koklavitur.

  2. Gazi fol per Genc Pollon ,pune baxhanakesh horrove thirjen per protesta ne shtator se babalen e harruat.cunat jane gati

  3. Bert gulaku, ,,,,si nuk le pa bere koment qe sa here del ndonjeri nga PDja ti menjehere del si fshese shqope qe je te besh kondra puntin. IDIOT, bire kuqali, e banditesh, hajdute e drogmenesh, per keto komentomore zorraxhi i psikopatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *