• |
ide | kryesore

Audio-përgjimi/ Biba e pranon: Biseda ime me gjyqtarin, qasje e papërshtatshme, jo shantazh

Lajme, Të fundit



Denar Biba, nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në një deklaratë për mediat paraditen e së enjtes, pranoi se biseda që ka zhvilluar me gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, ka qenë “qasje e papërshtatshme”, por, sipas tij, nuk bëhet fjalë aspak për shantazh.

E vërteta do të zbulohet vetëm kur të publikohet audio e plotë. Siç tha vetë Gjykata e Strasburgut, unë kam takuar gjyqtarin dhe i kam kërkuar që të na asistonte në lidhje me një kërkesë të shtetit tonë për të mundësuar shtyrjen e afatit të ekzekutimit të një vendimi që në atë kohë, kur qeveria sapo ishte krijuar, do të vinte në pozitë shumë të vështirë financat. Bianku e ka konsideruar bisedën me mua si qasje të papërshtatshme. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për qasje të papërshtatshme, por jo për ndikim dhe aq më pak për shantazh”, shpjegoi Biba.

“Ishte bisedë normale mes dy miqsh, që për fat të keq gjyqtari e ka referuar si qasje të papërshtatshme. Më vjen keq që nuk ma tha në sy dhe ta ndërpriste bisedën në moment”, shtoi Biba.



3 Comments

  1. Metode e rreshqitjes,,,keta te vrasin nate, e te qajne diten. Ne cfare do justifikimi, po ta thone edhe kopetentet, se ke shkelur ligjin, ke bere presion, e ke cuar keshillen e ketikKM qe bej si theme une, se ndryshe do mbetesh papune kur te mbaroi mandati. Pra,,, eshte kercenim. BIBE,,,behu patok, a gjel deti, por kesaj pergjegjesie, me kesi akrobacishe llafollogjije rreshqitese , nese ka drejtesi ti e di se c;te pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *