• |
ide | kryesore

Dështimi i takimit me Vuçiç në Bruksel, Thaçi: Marrëveshja me Serbinë është e vështirë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas dështimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vucic në Bruksel. Thaçi tha se sot ka diskutuar vetëm me Mogherinin dhe se mospajtimet mes tij the Vuçiçit po thellohen.

“Gjërat po bëhen më të vështira pasi mospajtimet po thellohen dhe dallimet po shfaqen edhe pse sot diskutuam vetëm me Federica Mogherinin dhe ato dallime të mëdha kanë ndikuar që të jemi në fazën e reflektimit të vazhdimit të mëtutjeshëm. Vështirësitë janë të mëdha, dallimet janë të thella por rrugëtimi për stabilitet nuk ka alternativë tjetër. Është konflikt më shumë se një shekullor dhe nuk mund të zgjidhen brenda ditëve javëve dhe muajve, por njerëzit meritojnë paqe dhe gjeneratat e ardhshme meritojnë që të kenë të ardhme më të sigurt”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se përse nuk është takuar me Vuçicin, Thaçi ka thënë se në Bruksel sot kishte takim bilateral, ndërsa më vonë do të mbahen edhe takimet trelaterale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *