• |
ide | kryesore

Ishte dënuar për tri vepra penale, 41-vjeçari arrestohet në doganën e Morinës

Lajme, Të fundit



Një 41 vjeçar nga Prizreni u arrestua nga policia kufitare në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane. Në pranga përfundoi Astrit Koçi, i dënuar në Itali me 4 vite e 8 muaj burg, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas u kap në hyrje të pikës së kalimit kufitar, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, e dënuan atë me mbi 4 vite burg më 24 tetor të vitit 2007. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *