• |
ide | kryesore

Frey sposton Ronaldon: “Fenomeni ishte një shkallë me lart”

Sport



Ish-portieri i Interit Sebastian Frey nuk e harron të kaluarën e tij si zikaltër, dhe gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport” shpenzon fjalë të rëndësishme për Ronaldo “Fenomenin”, i konsideruar sipas tij më i fortë se Cristiano, që iu bashkua Juventusit në verë.

“A e dinë fëmijët e sotëm se kush është Ronaldo? Unë po përpiqem t’ia shpjegoj edhe djalit tim. Në 1998 Inter kishte lojtarët më të fortë në planet. Fenomeni ndryshoi futbollin, emocionoi një brez të tërë, ishte lojtari i parë i kompletuar dhe askush nuk ishte më si ai”, deklaroi ish-portieri francez.

“Nuk kam parë kurrë askënd tjetër të bëjë gjërat që bënte Ronie. CR7 sot është një top lojtar, Ronaldo ishte një shkallë më lart. Si humanist, pastaj, ishte spektakolar: të gjithëve i bënte gjithmonë dhurata për Krishtlindje, magazinierëve gjithashtu”

“Futbolli që kam njohur kishte vlera, respektin prioritet, një shtrëngim duarsh me presidentin kishte vlerën e nënshkrimit të një kontrate. Ndërsa sot një firmë mbi kontratë nuk vlen asgjë. Futbollisti? Sot është një produkt komercial. Marrëdhënia njerëzore është dytësore”, theksoi Frey.

Për këtë sezon ish-portieri vë bast për zikaltrit e Spalletti: “Interi duhet të jetë anti-Juventus. Menjëherë. Ka investuar mirë, Nainggolan është një goditje. Modric? Ndryshon gjithçka në një skuadër. Me të edhe Frosinone do të luftonte për Champions”.
Në fund Frey rezervon një “sulm” ndaj Juventusit: “Nuk e di nëse do të mjaftojë Cristiano për Champions”, ku shpreh francezi duke mos dalë jashtë linjës së rivalitetit historik mes këtyre dy skuadrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *