• |
ide | kryesore

Incident në koncertin e Dua Lipa-s,policia largon fansat (VIDEO)

F1, Paparazzi



Një video është duke qarkulluar në rrjet, ku shihet se gjatë koncertit të këngëtares Dua Lipa ne Shanghai, disa fansa janë larguar me forcë nga personeli i sigurisë. Teksa Dua ishte duke performuar një prej hiteve të saj, puntorët e sigurisë shkuan drejt disa personave që ndodheshin në rreshtat e parë të koncertit dhe filluan t’i ngrinin nga vendi, madje përdorën dhe forcë ndaj tyre për t’i detyruar të largohen. Fansat e tjerë të pranishëm në koncert kanë thënë se në fakt personeli i sigurimit i ka larguar njerëzit sepse ata mbanin disa flamuj të cilët i përksain komunitetit LGBT. Në Kinë, shfaqje të tilla përkrahjeje për këtë komunitet konsiderohen të paligjshme.

https://www.youtube.com/watch?v=WGhZ2gtNEaY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *